100 rrëfimet e Natalie Portman rreth ngacmimeve seksuale

Aktorja Natalie Portman ka folur për përvojën e saj rreth ngacmimeve seksuale.

Edhe pse nuk përmend ndonjë emër, ajo thotë se gjatë karrierës ka qenë e diskriminuar dhe e shqetësuar në të gjitha angazhimet, transmeton kp.

“Kur ndalova të mendoj se unë nuk kam situata të tilla, thashë kam 100 rrëfime. Mendoj se shumë e kanë këtë problem”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktorja thotë se, “nuk është sulmuar”, por incidentet janë një fakt se meshkujt e fuqishëm tentojnë të manipulojnë me të tjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natalie ka shprehur edhe shqetësimin e saj për qasjen ndaj femrave në Hollywood.

Portman punon në Hollywood që nga mosha 13-vjeçare. Kur ishte e re kishte deklaruar se ka refuzuar shumë role, pasi nuk donte që ta trajtonin si objekt seksual.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?