11 muaj për ta kapur atë çast, fotografi rus fiton çmimin “Fotografia e Vitit” për 2020-ën

“Një paraqitje të shkurtër dhe unike, e një momenti intim, thellë në një pyll magjik” – është cilësuar fotografia fituese e vitit 2020 për jetën e egër. Gjykatësi Roz Kidman Cox, kryetar i panelit, dha këtë gjykim për foton e shkrepur nga rusi Sergey Gorshkov.

Fotografia e një tigreshe siberiane, specie e rrezikuar të zhduket, duke përqafuar një bredh Mançurian në Lindjen e Largët Ruse ka fituar çmimin “Fotografia e Vitit për 2020-ën”.

Fotografit Gorshkov iu deshën rreth 11 muaj për ta kapur këtë çast.

“Pamja e jashtëzakonshme e tigreshës, e zhytur në mjedisin e saj natyror, na ofron shpresë, pasi raportet e fundit sugjerojnë se numrat po rriten nga përpjekjet e përkushtuara për ruajtjen e habitatit dhe të species. Përmes fuqisë unike emocionuese të fotografisë, ne kujtojmë për bukuritë që ka bota natyrore dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për t a mbrojtur atë “.

Ndër fituesit e kategorive të tjera, është Liina Heikkinen e cila fitoi çmimin si fotografja më e mirë e re.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe fitues të tjerë në kategori të ndryshme për fotot më të bukura nga natyra.

SHKARKO APP