12 këshilla si të ushqeheni shëndetshëm në restorant

Fakti që shkon në një restorant për të ngrënë ushqime nuk do të thotë që do të hash jo shëndetshëm. Sipas faqes “The Healthy”, nëse ndiqni këto këshilla do ta shijoni më shumë vaktin tuaj e do të ndiheni të kënaqur dhe të lumtur kur të keni mbaruar.

Kërkojeni ushqimin në mënyrën tuaj

Duhet të jeni një konsumator i sigurt duke kërkuar ndryshime në menu. Për shembull, nëse një artikull është i skuqur, mund ta kërkoni atë në zgarë. “Mund ta kërkoni ushqimin ashtu siç dëshironi. Shumë shpesh, restoranti do të bashkëpunojë me juve”, ka thënë Dr. Jacobson.

Kërkoni të trefishoni perimet

Kur porosisni, kërkoni tre ose katër herë shërbimin e perimeve , duhet të jenë me shumicë në menu.

Pyetni gjithmonë si është përgatitur ushqimi dhe merrni ide për përbërësit në pjatën tuaj, të tilla si kripa, gjalpi, vaji dhe se sa përdoren.

Renditni ushqimet nga më të shëndetëshmet tek më të lehtat

Në shumë restorante kërkohet të renditen kaloritë dhe përmbajtja e tyre ushqyese.

Mund të ndodhë të që ndani ushqimin me partnerin tuaj ngrënie. Një studim i CSPI zbuloi se restorantet shpesh shërbejnë dy ose tre herë më shumë sesa lista e etiketave ushqimore dhe kjo vjen nga rritja e kërkesës së sasisë së ushqimit.

Provoni përzierje të dyfishta. Nëse ka një përzgjedhje të shijshme me bazë deti dhe perimesh mund të mjaftojë dhe teprojë në vaktin tuaj.

Provoni sallatën para se të merrni çdogjë tjetër në tavolinë. Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë zbuluan se vullnetarët që hanin një sallatë të madhe me veggie, hanin më pak kalori në përgjithësi sesa ata që nuk kishin ngënë sallatë.

Këto përbërës të shëndetshëm të sallatës mund të ndihmojnë në vaktin tuaj.

Mbani mend: Sallatat nuk duhet të mbushen me yndyrë jo të shëndetshme.

Kjo do të thotë të shmangni çdo gjë si një salcë kremoze apo copa proshute dhe të skuqurat. Trajtojeni veten me disa perime të marinuara mirë që mund të jenë zemra artichoke, speca të kuq ose kërpudha dhe për një ndryshim, shtoni disa fruta ose arra. Në të vërtetë frutat si mango, kivi, kanellë dhe dardha shpesh janë përbërësi sekret në sallatat më të shijshme.

Shikoni shtesat në sallatat e perimeve. Edhe sallatat që kanë kryesisht perime të papërpunuara janë problem nëse ato janë të ngarkuara me djathë, mish dhe krutona.

Sallatat antipasta italiane gjithashtu janë një ‘sfidë’ shëndetësore, me gjithë sallamin e tyre, proshutën pikante dhe djathin. Hajeni sallatën, por kërkoni vetëm perime.

Kontrolloni menunë përpara se të dilni nga shtëpia. Shumica e restoranteve tashmë i postojnë menutë e tyre në faqet e tyre të internetit.

Për shembull, menyja ”Fit & Trim” i Ruby Tuesday ofron informacion dhe nxjerr në pah opsionet më të shëndetshme.

Lexoni midis rreshtave në menu. Përshkrimi i menusë që përdor fjalët si të butë, të freskët ose të mbushur ka të ngjarë të ngarkohet me yndyrna të ngopura e duhet të keni kujdes.

Lëreni ëmbëlsirën. Ju gjithmonë mund të keni një copë të vogël çokollate në shtëpi. Kjo është shumë më mirë nga pikëpamja shëndetësore sesa një mal me akullore apo ëmbëlsirat me krem.

SHKARKO APP