16 shtatori, si apel për të vijuar me mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës

Për të githë globin 16 shtatori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit. Një ditë apel, kur qeveritë, institucionet e specializuara, organizatat joqeritare, ekspertët dhe media tërheqin vëmendjen tek shtresa e brishtë e gazit që mbron tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e jetës në planet.
Gjithçka ka filluar më 16 shtator 1987, kur u realizua nënshkrimi i Protokollit të Montrealit, me objektivin për të mbrojtur shtesën e ozonit nëpërmjet instrumentin të eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të lëndëve ozon-holluese. Protokolli u përkufizua nga Kofi Anan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, si “marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme e realizuar deri më sot”.
Rezultatet e deritanishme të Protokollit të Montrealit kanë sjellë si rezultat parësor reduktimin me gati 100 për qind të përdorimit të substancave ozon-holluese, duke mundësuar një rekuperim të shtesës së ozonit dhe rikthimit në nivelet e viteve 1980, me një sërë përfitimesh të matshme si: evadimi i 2 milion rasteve të kancerit të lëkurës deri në vitin 2030, me pritshmëri të një përftimi në terma ekonomikë deri në 2.2 biliardë dollarë deri në vitin 2050, si rezultat i reduktimit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor si dhe dëmet në agrikulturë .
Jeta në tokë nuk do të ishte e mundur pa rrezet e diellit. Por energjia që buron nga dielli do të ishte e tërpërt dhe e dëmshme për lulësimin e jetës në tokë, po të mos ishte shtresa e ozonit.
Edhe në Shqipëri, si në vende të tjera, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, zhvillohet veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese, veçanërisht me nxënësit e shkollave, për shikuar mundësinë që edukimi për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës të jetë pjesë e kurrikulave shkollore.

SHKARKO APP