17-vjeçari shqiptar mes 160 më të mirëve në SHBA

Ai është djali i dy emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ia ka dalë të shkëlqejë duke përfunduar maturën me medalje ari dhe duke u renditur në 160 më të mirët e SHBA-së. Quhet Genty Daku dhe është 17 vjeç. Djali me origjinë shqiptare pritet që në vjeshtë të fillojë studimet në Harvard, ndërkohë në dy verat e fundit, ka kontribuar në Shqipëri, duke mbledhur fonde që fëmijët të mësojnë anglisht në një kamp veror në Radomirë të Dibrës. Rasti i Gentyt ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale, si shembull i suksesit dhe model për bashkëmoshatarët e tij.

SHKARKO APP