20 nëntor 1950/ Gazeta franceze shkruan për urimin e Enver Hoxhës për Stalinin

Nga Aurenc Bebja*

“L’Aube” ka botuar, të hënën e 20 nëntorit 1950, në ballinë, një shkrim në lidhje me urimin para kohe të 71 vjetorit të Stalinit nga Enver Hoxha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Telegramet vazhdojnë ende të dynden, me sa duket, në redaksinë e Izvestia-s, për shtatëdhjetë vjetorin e Stalinit.

Gazetat vazhdojnë të botojnë me besnikëri këto mesazhe besimi.

 Kreu i qeverisë shqiptare kishte frikë se mos vonohej, thotë gojëria popullore.

Kështu Enver Hoxha – vetë ai – sapo i ka dërguar para kohe urimet e tij për 71 vjetorin babait të vogël të popujve, i cili do të festohet më 21 dhjetor !

SHKARKO APP