20 vendet më të mira në botë për t’u vizituar, Shqipëria nuk figuron (FOTO)
Revista “Condé Nast Traveler” ka publikur zgjedhjet e lexuesve për vendet që njerëzit duan të vizitojnë.
Për të pestin vit radhazi Italia mban vendin e parë si vendi që turistët duan ta vizitojnë me patjetër të paktën një herë.
Renditja është bazuar në vlerësimet dhe reagimet e më shumë se 128 mijë lexuesve, çka është edhe niveli më i lartë i pjesëmarrësve në historinë e kësaj reviste.
Lexuesit janë mbështetur tek hotelet, linjat ajrore, linjat rrugore të shteteve përkatëse, ushqimet, traditat, siguria dhe të tjera detaje që një turisti mund t’i lënë përshtypje.
Interesante është që Shqipëria nuk figuron në këtë listë me 20 vendet më të mira për t’u vizituar, pavarësisht që shumë revista dhe gazeta botërore shkruajnë vazhdimisht për bukuritë unike shqiptare.