2,25 miliardë dollarë për art, argëtim dhe zbavitje

Fondi sovran i Arabisë Saudite do të krijojë një shoqëri investimesh me vlerë 2,25 miliardë euro në sektorin e artit, argëtimit dhe zbavitjes, raportoi dje një media shtetërore.

Vendi mendon të hapë qindra qendra të argëtimit në kuadër të planit të tij “Vizioni 2030” që synon të ulë varësinë nga nafta.

“Fondi i investimeve publike është në proces të themelimit të një shoqërie të re që do të jetë dega e saj e investimeve në sektorin e zbavitjes”, njoftoi agjencia zyrtare SPA. “Kompania do të ketë një kapital fillestar 10 miliardë rijalë saudite (2,25 miliardë euro) është kërkuar të ketë një politikë investimesh aktive në fusha të ndryshme të sektorit të argëtimeve”, shtoi agjencia.

SHKARKO APP