29 të dënuar me vdekje për dhunën gjatë festës së Bajramit

29 persona u dënuan me vdekje në Republikën Demokratike të Kongos në lidhje me dhunën që shpërtheu në kryeqytetin Kinshasa gjatë festimeve të Bajramit.

Një oficer policie humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet midis grupeve rivale myslimane gjatë festës së shenjtë.

Ata ishin mbledhur për të shënuar fundin e muajit të Ramazanit, por nuk ranë dakord se kush duhet ta drejtonte ceremoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënimi me vdekje nuk zbatohet më në Kongo kështu që të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënime të përjetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?