5 ushqimet që mund të na shkaktojnë akne në fytyrë

Aknet janë një gjendje e zakonshme e lëkurës që prek gati 10% të popullsisë së botës. Shumë faktorë kontribuojnë në zhvillimin e tyre, duke përfshirë prodhimin e sebumit, bakteret, hormonet, poret e bllokuara etj. Lidhja midis dietës dhe puçrrave ka qenë e diskutueshme, por studimet e fundit tregoojnë se dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre.

1-Sheqerna dhe drithëra të rafinuara

Ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara përfshijnë:

– Bukë, biskota, drithëra ose ëmbëlsira të bëra me miell të bardhë
– Makarona të bëra me miell të bardhë
– Oriz i bardhë
– Pije të gazuara etj.

Një studim zbuloi se njerëzit që i konsumonin më shpesh këto lloj sheqernash kishin një rrezik rreth 30% më të madh të shfaqjes së akneve, ndërsa ata që hanin rregullisht ëmbëlsira kishin një rrezik 20% më të madh. Sidoqoftë, nevojiten më shumë studime.

2-Prodhime bulmeti

Shumë studime kanë gjetur një lidhje midis produkteve të bulmetit dhe akneve tek adoleshentët. Dy studime zbuluan gjithashtu se të rriturit e rinj që konsumonin rregullisht qumësht ose akullore kishin katër herë më shumë gjasa të vuanin nga aknet. Sidoqoftë, studimet e kryera deri më tani nuk kanë qenë mjaftueshëm cilësore. Megjithëse ekzistojnë spekulime dhe arsyetime se pse pirja e qumështit mund të përkeqësojë aknet, është e paqartë nëse konsumi i bulmetit luan një rol të drejtpërdrejtë. Konsumimi i shpeshtë i produkteve të tilla është i lidhur me rritjen e ashpërsisë së akneve, por është e pasigurt nëse ekziston një lidhje shkak-pasojë.

3-Ushqimi i shpejtë (Fast Food)

Një studim i mbi 5,000 adoleshentëve dhe të rriturve kinezë zbuloi se dietat me shumë yndyrna shoqëroheshin me një rritje të rrezikut prej 43% të shfaqjes së akneve. Ngrënia e rregullt e ushqimit të shpejtë e rriti rrezikun me 17%. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se shumica e hulumtimeve mbi ushqimin e shpejtë dhe aknet kanë përdorur të dhëna të vetë-raportuara. Ky lloj i hulumtimit tregon vetëm modelet e zakoneve dietike dhe rrezikun e puçrrave dhe nuk dëshmon se ushqimi i shpejtë shkakton puçrra. Kështu, përsëri nevojiten më shumë hulumtime.

4-Ushqime të pasura me yndyrna Omega-6

Dietat që përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, si dieta tipike perëndimore, kanë qenë të lidhura me rritjen e niveleve të inflamacionit dhe puçrrave. Ndërsa lidhjet midis acideve yndyrore omega-6 dhe akneve janë premtuese, nuk ka pasur studime të mirë-kontrolluara mbi këtë temë dhe kërkohet më shumë hulumtim.

5-Çokollata

Çokollata ka qenë një shkaktar i dyshuar i puçrrave që nga vitet 1920, por deri më tani, asnjë konsensus nuk është arritur. Disa sondazhe informale kanë lidhur ngrënien e çokollatës me një rrezik në rritje të shfaqjes së akneve, por kjo nuk mjafton për të provuar se çokollata shkakton puçrra. Ndërsa kërkimet e fundit mbështesin një lidhje midis konsumit të çokollatës dhe puçrrave, mbetet e paqartë nëse çokollata në të vërtetë shkakton akne.

SHKARKO APP