Së shpejti nis “Big Brother Albania Vip”, kush do ta drejtojë spektaklin?

Big Brother do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel por në një format krejt të ri. Ashtu edhe siç u fol këtë herë në shtëpinë më të famshne në Shqipëri nuk do të ketë njerëz të thjesht por VIP. Bëhet fjalë për personazhe të cilët janë pjesë e emisioneve, medias së shkruar  dhe së shpejti do të vëzhgohen 24 orë në 24.

Ndërsa përsa i përket moderatorit, të gjithë po prisnin që të ishte figura e përhershme e  këtij reality shoë Arbana Osmani por në fakt do të jetë Ledion Liço ai që do ta moderojë. Ai pati një eksperiencë në Big Brother Albania 8 dhe që rezultoi mjaft e suksesshme.

Big brother Albania Vip pritet të ketë një audiencë të lartë, pasi kur bëhet fjalë për VIP-a kureshtja është gjithmonë shumë e madhe.

 

SHKARKO APP