56 piktorë për një portret të Nënë Terezës

56 piktorë mblidhen për një portret gjigant të Nënë Terezës. Projekti që nisi tre muaj më parë, përfundoi dje, nga piktori tetovar Miftar Memeti. Profesorët dhe disa studentë të angazhuar në këtë projekt, janë të gjithë të diplomuar apo punësuar në Universitetin e Tetovës. Ekspozimi i portretit do bëhet në Tetovë dhe Shkup, ndërsa ambiciet e profesor Memetit janë që këto punime të ekspozohen edhe jashtë kufirit. Projektin e profesor Miftarit me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e ka përkrahur financiarisht Ministria e Arsimit e Maqedonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?