6 kandidatë për kreun e TKOB, nesër intervistat
Ministria e Kulturës ka njoftuar se ka mbyllur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Për këtë pozicion kanë aplikuar 6 kandidatë:
- Josif Gjipali
- Agim Hushi
- Kleanthi Gjika
- Zana Çela
- Ylber Gjini
- Gëzim Xhaxhaj
Komisioni i përbërë nga drejtues të nivelit të lartë dhe të mesëm si dhe ekspertë të jashtëm, pasi është njohur me dokumentacionin e paraqitur do të zhvillojë intervista me kandidatët ditën e mërkurë, datë 24 gusht 2016, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.