“60 shqiptarë rrezikojnë jetën nga sulmet e Turqisë në Siri”, gazetari jep alarmin: Ndërhyni sa nuk është vonë

Gazetari shqiptar i emisionit investigativ italian “Le Iene”, Taulant Kopliku, ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërsa thotë se shumë shqiptarë rrezikojnë jetën nga sulmet ushtarake të Turqisë kundër Sirisë.

Ai jep alarmin duke thënë se nga këto sulme mund të rrezikojnë jetën 30 gra dhe 30 fëmijë shqiptarë, të cilët ndodhen në kampin e “Al Hol”, ku janë të izoluar mbi 70 mijë persona, shumica gra dhe fëmijë të terroristëve të ISIS

Gazetari Kopliku kërkon ndihmën e kolegëve dhe mediave për të sensibilizuar autoritetet shqiptare, në mënyrë që të ndërhyjnë, ku  shton se në kampin e mësipërm kanë shpërthyer trazirat dhe përplasjet mes grupeve. Ai thekson se këto të dhëna i janë raportuar atij nga një shtatas kurd, i cili dy javë më parë e shoqëroi shqiptarin në kampin e lartpërmendur.

Postimi i gazetarit Taulant Kopliku:

“KJO ESHTE NJE LUTJE ZEMRE PER TE GJITHE MIQTE KOLEGET GAZETARE NE MEDIAT SHQIPTARE. Sapo mora informacionet e fundit nga Mohamed, fixeri kurd qe na shoqeroi dy jave me pare ne kampin e Al Hol, ku jane te izoluar permbi 70 mije persona, shumica gra dhe femije te ter.roristeve te IS.IS. Aktualisht ushtria turke dhe mercenaret eks.tremiste te celulave te Al Q.aeda jane kudo ne territorin e Rojavas. Ai ka arritur te largohet ne kohe nga atje, duke u strehuar ne Erbil te Irakut. Sipas tij, kampi eshte ne kaos te plote. Perplasje mes grupesh, djegie masive tendash dhe tentativa per tu arratisur duke shkaterruar rrethimin. Sipas tij ka dhe dhjetera viktima.

Ne brendesi te kampit jane rreth 30 femije e po aq gra shqiptare. Keta femije jane fajtore vetem se gjenden ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar.

Disa nga burgjet e ter.roristeve te IS.IS jane shtene ne dore nga mercenaret e Erdogan dhe me gjasa, ish- te burgosurit do te jene te paret qe do dynden ne kamp per te rimarre grate dhe femijet e Kalifatit, mes tyre edhe ata shqiptare. Ne keto kushte, nese heren e pare per fatin e tyre vendosen baballaret e papergjegjshem, sot pergjegjesia eshte edhe e autoriteteve shqiptare te cilat ne me shume se nje vit, nuk levizen as gishtin per te sjelle ne shtepi femijet shqiptare. Ju te dashur kolege keni ne dore te beni ate qe dini me mire. Te informoni shqiptaret dhe te vendosni perpara pergjegjesise shtetin shqiptar. Le te bejme bashkarisht nje perpjekje per te terhequr keta femije nga ferri i nje lufte te re. Çdo dite qe kalon eshte nje mundesi me pak.“, përfundon postimin e tij gazetari, Taulant Kopliku.

SHKARKO APP