75 vite studime, mendjet e Harvardit tregojnë ç’është lumturia
Çfarë është lumturia për ty? Kjo është një pyetje që ka futur ekspertët dhe shkencëtarët në mendime dhe studime prej dekadash, por mesa duket pas 75 vitesh, duket se shkencëtarët e Harvardit i janë afruar më shumë se kurrë përgjigjes.
Rreth 75 vjet më parë u krijua ‘Studimi i Zhvillimit të të Rriturve në Shkollën e Harvardit’, i njohur gjithashtu si Studimi i Grantit dhe që nga ajo kohë u konsiderua studimi më i gjatë posaçërisht për të dhënë një definicion të lumturisë njerëzore, pra çfarë na bën vërtetë të lumtur.
Shkencëtarë të ndryshëm hodhën hipoteza të shumta ku ndër to përmendej mirëqenia materiale, por kjo nuk ishte lumturia e vërtetë.