8 liderët që akoma nuk e kanë uruar Joe Biden për fitoren

Sipas rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden pritet të jetë presidenti i ri, dhe ai tashmë është përgëzuar nga shumica e liderëve boterorë, por ka edhe nga ata që akoma nuk kanë dërguar një mesazh urimi.

Midis liderëve që kanë uruar Joe Biden-in janë emra të tillë si kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu por edhe liderët e shteteve tona.

Nga ana tjetër, Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi se është shumë herët për të përgëzuar Bidenin dhe se do të presë mbylljen e të gjitha çështjeve ligjore për zgjedhjet e SHBA.

Por ka nga edhe liderë të tjerë të rëndësishëm, të cilët ende nuk e kanë uruar Bidenin.

Ja emrat e tyre:

– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

– Presidenti rus, Vladimir Putin

– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro

– Kryeministri hungarez, Viktor Orban

– Udhëheqësi kinez, Xi Jinping

– Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un

– Politikanët Arabë-Sauditë

/albeu.com

SHKARKO APP