Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

9 parashikimet se çfarë do të ndodhë pas koronavirusit, që nga makineritë “e zërit” e deri te kurat nga inteligjenca artificiale

Magazinë E shtunë, 4 Prill 2020 16:06
9 parashikimet se çfarë do të ndodhë pas koronavirusit, që nga makineritë “e zërit” e deri te kurat nga inteligjenca artificiale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Situata e pandemisë së COVID – 19 po dominon çdo aspekt dhe sferë jetësore për momentin, mirëpo, kur e gjithë kjo do të mbarojë, me shumë gjasa rruga që na pret nuk do jetë më e njëjta me atë që ishte përpara se koronavirus të shpërthente. Më poshtë, 9 parashikime se si mund të ndryshojnë jetët tona pasi të kemi lënë pas pandeminë.

  1. Më shumë interaktivitet kontakt të drejtëpërdrejtë

Ka pasur një kohë kur njerëzimi u mahnit me pajisjet elektronike dhe ekranet me prekje. COVID – 19 ka bërë që shumë prej nesh të mos jenë të vetëdijshëm se çdo sipërfaqe e prekshme mund të transmetojë sëmundje, kështu që në një botë post – koronavirusi, pritet të kemi më pak ekrane me prekje dhe më shumë mundësi ndërveprimi nëpërmjet tingujve zanorë, apo makineri të ndryshme. Gjatë pandemisë, ne pamë opsionet e kontaktit në distancë. Gjasat janë që pas pandemisë njerëzit do të duan të evitojnë kontaktin fizik, çka do të thotë që pagesat e mallrave, faturave të fillojnë të kryhen më shumë me aplikacione. Po ashtu, pritet që industritë të zhvillojnë pajisje që nuk kërkojnë sasi të kufizuar të kontaktit fizik, si dhe të mund të funksionojnë nëpërmjet zërit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
  1. Fuqimizim i infrastrukturës dixhitale

Koronavirusi bëri që njerëzit të përshtateshin me punën nga shtëpia, përgjatë izolimit. Duke qenë të detyruar të punojnë nga shtëpia, njerëzit janë stimuluar të gjejnë zgjidhje dixhitale për të zhvilluar takimet, mbledhjet apo mësimet. Kjo ka shërbyer për të kuptuar se të udhëtuarit patjetër thjesht për të zhvilluar një takim, nuk është domosdo thelbësor, për aq kohë sa e njëjta procedurë mund të kryhet edhe pa lëvizuar nga ambienti ku ndodheni, duke qenë kështu edhe më efektiv me kohën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
  1. Monitorim më i mirë nëpërmjet IoT-së dhe analitikës

Ne e shohim fuqinë e të dhënave në rastin e pandemisë, në kohë reale. Mësimet që njerëzit po marrin  nga kjo përvojë janë se si teknologjia shërben për të zhvilluar monitorime gjigande të ngjarjeve. Aplikacionet mund të rezultojnë në përmirësime dhe në sisteme më të mira si për paralajmërimin e shpërthimeve të situatave të tilla, si për monitorimin e tyre. Të dhënat si GPS, mund të përdoren për të gjetur se ku kanë qenë të ekspozuar njerëzit dhe më kanë pasur ndërveprim.

Mund t'ju interesojë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02
Pse AI po nxit biznesin e reklamave të Meta-s ndërsa dëmton kërkimin e Google

Pse AI po nxit biznesin e reklamave të Meta-s ndërsa dëmton kërkimin e Google

1 Nëntor 2026, 15:46
  1. Zhvillimi i kurave mjekësore nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

Sa më shpejt të gjendet një kurë për COVID – 19, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Inteligjenca Artificiale është një partner ideal për zhvillimin e ilaçeve, pasi mund të përshpejtojë përpjekjet njerëzore dhe procesin e punës së tyre. Realiteti jonë aktual do të zhvillojë nevojën për të ndërthurur AI-në me mjekësinë.

  1. Telemjekësia

Për të frenuar trafikun në spitale dhe në zyrat e konsultave, telemjekësia është mundësia e kryrjes së konsultave mjekësore pa u takuar, por nëpërmjet telefonave. Kjo është në fakt ishte një metodë e nisur nga ofruesit e shëndetit mjekësor, por që u kthye në vëmendje gjatë pandemisë, e pritet që të vijojë.

  1. Më shumë blerje online

Edhe pse bizneset ishin të futura në botën e blerjeve online, pandemia e COVID – 19 e fuqizoi edhe më shumë e – commerce. Pas koronavirusit, bizneset që do të duan të mbeten konkurruese, do të duhet të zbulojnë metoda të reja për të pasur shërbime në internet, edhe nëse do të bëhet fjalë për një biznes me llaç dhe tulla, si dhe parashikohet të përmirësohet sistemi logjistik, qoftë kjo nga preferenca e blerësit apo nga një pandemi e ardhshme.

  1. Rritja e besimit te robotët

Robotët nuk janë aq të ndjeshëm ndaj viruseve. Pavarësisht nëse përdoren për të ofruar sende apo produkte ushqimore, qoftë kujdes shëndetësor, ato mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në botën e post – koronavirusit.

  1. Më shumë evente dixhitale

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e eventeve u detyruan të kalojnë në botën dixhitale, duke kuptuar kështu dhe të mirat dhe të këqijat e saj. Ndërsa nuk parashikohet që eventet të zëvendësohen plotësisht, kjo ngjarje ka shërbyer që organizatorët të kuptojnë se si aspektet dixhitale kanë po ashtu tejet rëndësi dhe mund të plotësojnë ngjarjet dhe eventet.

  1. Rritja në sportet online

Në një kohë që eventet janë anuluar kudo, audiencat janë orientuar drejt sporteve online, të cilat kanë lulëzuar. Madje, ka versione të Formula 1 online, të cilat edhe pse mund të mos jenë si origjinali, gjithsesi i krijojnë mundësinë njerëzve të zbaviten gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. E kjo sjellje, pritet të qëndrojë në kohë edhe pas COVID – 19. /forbes/

SCAN

Etiketat e lidhura

koronavirusitparashikimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 59 minutash

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 1 ore

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 1 ore

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 1 ore

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 17 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 13 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
7 Nëntor 2026, 19:47

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.