A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse e quajmë parfum?
A e dini se data 21 Mars është dita e parfumit?
Sipas institutit të Akademisë së Parfumit data 21 Mars është konsideruar dita e parë e pranverës ose dita e parfumit.
Njihet edhe ndryshe si dita e rizgjimit te natyrës dhe e mrekullive te saj. Do të njihemi me 5 fakte interesante që me siguri adhuruesve te parfumeve dhe te bukurisë do tu interesonin shumë .
Origjina e emrit
Termi parfum vjen nga latinishtja ” per fumum” që do te thotë “përmes tymit”.
Aromat e para konsistonin si aroma të djegura ose si ofertë për perënditë ose paraardhësit dhe origjina daton në një periudhë para 7 mije viteve .
Një gjest emocionues
Presidentja e Akademisë së parfumit, Ambra Martone e shpjegon parfumimin si një gjest emocionues i cili na lejon te qëndrojmë mirë dhe të lartësojmë personalietin tonë.
“Është një veprim të cilin e bëjmë automatikisht, pa e kuptuar as vetë në ritualet tona të përditshme”.
Diskrecioni
Vetë Akademia e Parfumit e rekomandon atë, e cila e konsideron atë një “dhuratë” të rezervuar vetëm për njerëzit e afërt fizikisht .Parfumi duhet të vishet gjithmonë me diskrecion.
Pikat e sakta
Është e preferueshme të spërkatni aromën në qafë dhe kyçe, në pikat ku “ndjeni pulsin e zemrës”. Kyçet, në veçanti, nuk duhet të fërkohen kurrë: molekulat e parfumit prishen, duke prishur ekuilibrin e tyre.
Më e mira është mos të pyesni
Zgjedhja e parfumit është e lidhur ngushtë me personalitetin e dikujt dhe me sferën e intimitetit. Për sjellje të mirë, kurrë nuk duhet të bëni pyetje se cilën e keni veshur. Do të ishte njësoj si të pyesni një zonjë për moshën e saj.