A e prish agjërimin vaksina anti-Covid? Ja si përgjigjet imam Ahmed Kalaja

Teksa sot nisi muaji i shenjtë i Ramazanit dhe mijëra besimtarë në Shqipëri agjërojnë dhe në një periudhë kur në vend vijon procesi i vaksinimit, shumë prej tyre ngrenë pyetjen nëse vaksina anti-Covid e prish agjërimin apo jo.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj, OraNews.tv komunikoi me hoxhë Ahmed Kalaja, imam i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Përgjigja e tij ishte e prerë: “Jo“!

Injeksionet (po ashtu edhe vaksinat) nuk janë ushqim, as pije, dhe nuk arrinë në lukth. Po ashtu, injeksionet dhe vaksinat nuk depërtojnë në trup përmes një rruge natyrore të konsumimit të ushqimit dhe pijeve, përmes gojës.

Nisur nga kjo, vaksina nuk bie ndesh me kuptimin e agjërimit.

Ky është qëndrimi që e kanë miratuar akademitë e të drejtës islame dhe disa institucione të fetvas (opinion juridik lidhur me Ligjin Islamik) në botë.

Por, nëse agjëruesi ka ndërlikime shëndetësore dhe ballafaqohet me probleme pas vaksinimit, duke qenë i agjërueshëm, detyrohet ta prishë atë dhe ato ditë që nuk i ka agjëruar duhet ti kompensojë pas muajit të Ramazanit.

SHKARKO APP