Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A është e pashmangshme një valë e dytë e koronavirusit?

Magazinë E hënë, 22 Qershor 2020 16:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pandemia e koronavirusit është shumë larg fundit. Disa vende ende po përballen me epidemi të mëdha, por edhe ato që duket sikur e kanë nën kontroll virusin kanë frikë nga “vala e dytë”, shkruan BBC.

Faza e dytë e gripit spanjoll një shekull më parë ishte më vdekjeprurëse se e para.

Pra, a është e pashmangshme një valë e dytë? Dhe sa e ashpër mund të jetë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, çfarë është një valë e dytë?

Mund ta mendoni si një valë mbi det. Numri i infeksioneve rritet dhe pastaj ulet përsëri, çdo cikël është një “valë” e koronavirusit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nuk është veçanërisht shkencore, mënyra se si e përcaktoni një valë është arbitrare,”-  tha për BBC Mike Tildesley, nga “Universiteti i Warwick”.

Për të thënë se një valë ka përfunduar, virusi do të  ishte nën kontroll dhe rastet do të binin në mënyrë të konsiderueshme, raporton abcnews.al

Për të pasur një valë të dytë do të duhet një rritje e vazhdueshme e infeksioneve. Zelanda e Re, e cila ka shënuar rastet e saj të para pas 24 ditësh  dhe Pekini, i cili po përballet me një shpërthim pas 50 ditësh  nuk përcaktojnë një valë të dytë.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Por disa shkencëtarë thonë se Irani mund të ketë filluar të përmbushë kriteret për një valë të dytë.

Potenciali është i qartë që ekziston: virusi është akoma rreth nesh dhe nuk është më pak vdekjeprurës ose infektues sesa në fillim të vitit 2020.

Vetëm rreth 5% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se janë infektuar dhe nuk ka asnjë garanci se ata kanë fituar imunitet.

“Është  sikur të fillosh nga e para përsëri.”

Askush nuk është 100% i sigurt se çfarë mund të ndodhë, raporton abcnews.al

Kj është arsyeja pse masat po zbatohen në faza dhe po prezantohen mënyra të reja të kontrollit të koronavirusit, të tilla si gjurmimi i kontaktit ose maskat e fytyrës.

“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet fqinje, shtimi i rasteve mund të ndodhë shumë shpejt nëse masat hiqen,”- thotë Dr. Kucharski.

Kjo tashmë po ndodh në Gjermani ku 650 njerëz kanë rezultuar pozitivë për virusin pas shpërthimit në një thertore, raporton abcnews.al

Nuk është  problemi nëse grupimet mund të identifikohen me shpejtësi, bllokimet lokale dhe përhapja e virusit është ajo që duhet të jetë në kontroll.

Sepse janë pikërisht këta faktorë që  kontribuojnë në një valë të dytë.

Koreja e Jugut, e cila është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e koronavirusit, i është dashur të ri-vendosë disa kufizime për shkak të grupimeve të tilla, raporton abcnews.al

A do të jetë një valë e dytë e njëjtë me të parën?

Vlera e R-së, numri i njerëzve që çdo person i infektuar e kalonte virusin mesatarisht, ishte 3 në fillimin e pandemisë.

Kjo do të thotë që virusi po përhapet shpejt, por sjellja jonë ka ndryshuar, ne po praktikojmë distancimin shoqëror dhe është e vështirë të shihet se si R do të arrijë përsëri kaq lart.

Dr. Kucharski tha për  BBC: “Asnjë vend nuk do të heqë të gjitha kufiizmet dhe të kthehet në normalitet.”

Nëse rastet fillojnë të rriten përsëri, numri do të jetë relativisht i ulët krahasuar me rastet në fillim.

Sidoqoftë, një valë e dytë, teorikisht, mund të përfundojë akoma më e madhe se e para, sepse njerëzit tani janë më të rrezikuar.

“Por nëse rastet rriten përsëri, ne mund të rivendosim bllokimin për të mbajtur nën kontroll një valë të dytë, kjo është mundësia jonë dhe ajo çfarë kemi ne në dorë,”- thotë Dr. Tildseley.

Kur do të ndodhë një valë e dytë? A do të jetë më e ashpër në dimër?

Dr. Kurcharski ka deklaruar se shpërthimet lokale mund të shihen në “javët ose muajt e ardhshëm”, pasi të hiqen masat.

Por kjo nuk do të thotë që një valë e dytë  do të ndodhë patjetër, raporton abcnews.al

Dr. Tildseley thotë: “Nëse masat lehtësohen, ne mund të përfundojmë me një valë të dytë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit”.

Dimri mund të jetë një kohë thelbësore, pasi koronaviruset e tjerë janë përhapur  më shpejt në dimër.

Nëse do të kontrollojmë vetëm virusin, edhe një shpërthim i vogël sezonal mund të çojë në përhapjen e virusit.

“Pranvera pa dyshim na ndihmoi,”- thotë Prof. Jonathan Ball, një virolog në “Universitetin e Nottingham”.

“Një valë e dytë është pothuajse e pashmangshme, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.”

A do të bëhet virusi më i butë aq sa të mos paraqesë më problem për ne?

Një argument kundër një vale të dytë është që viruset bëhen më pak të rrezikshëm, pasi ato pësojnë mutacion.

Edhe HIV-i duket se po bëhet më i butë. Teoria thotë se viruset do të përhapen më shumë dhe kështu do të bëhen më të butë.

Prof. Ball shton: “Njerëzit shpesh kanë simptoma  të buta ose janë pa simptoma, por nëse ata arrijnë  ta transmetojnë tek dikush tjetër  atëherë nuk ka asnjë arsye për të menduar se koronavirusi mund të bëhet më i butë”.

/abcnews.al

Etiketat e lidhura

koronavirusivalë e dytë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.