A ishte Enver Hoxha gay? Ja si përgjigjet gazetari Agim Baçi
Botimi i librit nostalgjik të Nexhmije Hoxhës, e veja e diktatorit Enver Hoxha, e cila në moshën 99 vjeçare ka botuar kujtimet e saj në një libër me titullin e thjeshtë dhe simbolik njëherësh: “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ka hapur debate për kritikët letrarë.
I ftuar ne emisionin “Ditë e Re”, gazetari Agim Baçi tha se nuk dihet nëse botimi është për qëllime fitime, apo ka sinqeritet të asaj se çfarë ka ndodhur në vite me të dhe udhëheqësit e tjerë komunistë.
Për Agim Baçin, libri i saj është njëkohësisht edhe një dështim i thellë i gjithë shoqërisë shqiptare, që në këto 30 vite nuk mundi të ishte e qartë në ndëshkimin e krimeve të periudhës së komunizmit.
Interesi i moderatorit, Kelvi Kadilli për të ditur më shumë nga jeta e diktatorit, pyeti gazetarin nëse Enver Hoxha ishte gay. Dhe Agim Baçi u përgjigj kështu:
“Ata të cilët e njihnin në rininë e vet si bukurosh ai i pushkatoi dhe një nga thashethemet është pikërisht kjo gjë. Zhdukja e dosjes së tij në Francë më këmbënguljen e vetë znj. Hoxha ka qenë një nga këto aspektet që e kanë fshehur. Mendoj që perversiteti i diktaturës e përfshinë edhe këtë. Është një lloj devijimi që përfshihet në këta lloj njerëzish, pasi nuk e kanë problem fare.”