Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:44 Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A mund t’i mbijetojë koronavirusit, jeta e një qyteti?

Magazinë E mërkurë, 18 Mars 2020 12:35
A mund t’i mbijetojë koronavirusit, jeta e një qyteti?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Michael Kimmelman

Po bëhet çdo orë e më e vështirë, për të gjetur normalen e re.

Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin në një krizë si kjo, por me të drejtë kemi frikë nga bllokimi. Franca dhe Spanja kanë urdhëruar të mbyllen të gjitha kafenetë dhe restorantet. Në Nju Jork, është njësoj, me muzetë dhe teatrot janë ndalur. Xhamitë janë mbyllur në disa vende, kishat kanë anuluar meshat dhe Papa ndaloi publikun për festimet e Javës së Shenjtë.

Tradicionalisht, ne kërkojmë ngushëllim tek feja, sporti, argëtimi dhe në premtimin se shkenca dhe shoqëritë moderne, ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të zgjidhur çdo problem.

Por koronavirusi “hedh në erë” idetë tona më themelore për komunitetin dhe, veçanërisht, jetën urbane. Historianët na tregojnë se qytetet u shfaqën mijëra vjet më parë për arsye ekonomike dhe industriale – zhvillimet teknologjike prodhuan një tepricë të mallrave bujqësore, që do të thoshte se jo të gjithë duhet të vazhdonin të punonin tokën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë, qytetet u rritën gjithashtu, edhe nga nevojat thellësisht njerëzore, shoqërore dhe shpirtërore. Vetë nocioni i rrugëve, banesave të përbashkëta dhe hapësirave publike buronte nga, dhe nxiste një lloj afirmimi kolektiv, një sens që njerëzit janë të gjithë bashkë, në këtë gjë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pandemitë e kanë gjahun e tyre këtë gjë dhe janë pa mëshirë. Ato janë anti-urbane. Ato shfrytëzojnë impulsin tonë për t’u mbledhur. Dhe përgjigja jonë deri më tani – distancimi shoqëror – jo vetëm që shkon kundër dëshirave tona themelore për të bashkëvepruar, por edhe kundër mënyrës se si kemi ndërtuar qytetet dhe sheshet tona, metrotë dhe rrokaqiejt. Të gjitha këto janë krijuar për t’u populluar dhe gjallëruar kolektivisht. Që shumë sisteme urbane të funksionojnë siç duhet, dendësia është objektivi, jo armiku.
Sigurisht, tani kemi telekonferenca dhe një bollëk mediash sociale, si dhe forma të tjera dixhitale të ndërveprimit në distancë. Ne kishim filluar tashmë të zhvendoseshim drejt një lloj distancimi shoqëror, duke jetuar gjithnjë e më shumë në telefonët tanë dhe në komunitetet virtuale, apo duke parë pa u ndalur seriale në Netflix.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Teknologjia që ne konsumojmë sot na konsumon gjithnjë e më shumë, për mirë a për keq. Po përshkallëzon ankthet tona me një qasje të pafund si në informacion, ashtu edhe në dizinformacion. Por teknologjia po lejon gjithashtu që shumë prej nesh të vazhdojnë me disa lloje biznesesh dhe të veprojnë globalisht, në mënyra që nuk mund t’i imagjinonim një apo dy gjenerata më parë.

Edhe kështu, ne kemi ende nevojë për njëri-tjetrin, jo vetëm virtualisht. Ezra Klein në Vox hodhi hipotezën që distancimi shoqëror mund të shkaktojë një “recesion shoqëror”, një lloj “kolapsi në kontaktin shoqëror, që është veçanërisht i vështirë”, shkruan ai, “mbi popullsitë më të rrezikuara nga izolimi dhe vetmia – të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, ose me gjendje shëndetësore para-ekzistuese”.

Ka prova për këtë. Eric Klinenberg, sociolog në Universitetin e Nju Jorkut, shkroi një libër për një valë të nxehti në Çikago në vitin 1995, gjatë së cilës vdiqën 739 njerëz. Kjo ngjarje rezultoi vdekjeprurëse midis të moshuarve që jetonin në lagje të varfëra, të segreguara, që u ofronin banorëve pak kontakte sociale.

Por banorët më të moshuar që jetojnë në bashkësi të varfëra, me prani të krimit, por që kishin qasje në atë që Z. Klinenberg e quan një “infrastrukturë sociale” e fortë – një rrjet “trotuaresh, dyqanesh, objektesh publike dhe organizatsh të komunitetit, të cilat sjellin njerëzit në kontakt me miqtë dhe fqinjët” – vdiqën në numra dukshëm më të ulët.

Tani ato forma të ndërveprimit shoqëror i vënë njerëzit në rrezik më të madh. Kjo është një arsye pse njujorkezët e pasur me shtëpi të dyta në fshat, kanë lënë qytetin ditët e fundit si personazhet mesjetarë të “Decameronit” të Boccaccios, përballë Vdekjes së Zezë.

Gjatë shekullit të kaluar, miliona amerikanë me banim në qytete u larguan në periferi. Qytetet pastruan lagjet e vjetra dhe i zëvendësuan me projekte gjigande strehimi, në hapësira të gjera boshe, duke argumentuar se lagjet e ngushta urbane ishin bërë burim për sëmundje.

Por njerëzit janë rikthyer përsëri në qytete, ndërsa teknologjia ka krijuar mënyra të reja të lidhjes nga distanca. Qytetet janë bërë epiqendra të kapitalit të ri dhe krijimtarisë, sepse afërsia ushqen madhësinë dhe forcën, nga të cilat lindin ide dhe mundësi të reja.

Ekonomistët kanë folur për këtë migrim urban në drejtim, në terma dollarësh dhe centësh. Por vlera njerëzore e hapësirës së përbashkët është përfundimisht e pallogaritshme. Pas 11 shtatorit, vizitova galeritë islamike në Muzeun Metropolitan, ku ishin mbledhur turma njerëzish. Kam pyetur disa njerëz atje se çfarë i çoi në muze. Ata më thanë se donin t’i kujtonin vetes, jetën dhe bukurinë dhe tolerancën, si dhe të kërkonin forcë tek njëri-tjetri.

Gjatë sulmit të Londrës, në Luftën e Dytë Botërore, Home Office Britanike urdhëroi të mbylleshin të gjitha teatrot, sallat e koncerteve, kinematë dhe vendet e tjera të tubimeve publike, duke lënë banorët të meditojnë në shtëpi, për fatin e tyre të zymtë.

Përjashtim bënte Galeria Kombëtare e Londrës, drejtori i së cilës i bindi autoritetet që ta lejonin atë të mbante një pikturë që ta shiihte publiku (piktura ndryshohej periodikisht, kështu që njerëzit kishin arsye të riktheheshin). Galeria gjithashtu organizoi një seri koncertesh të muzikës klasike në kohë dreke.

Të dilje jashtë do të tthoshte të rrezikoje jetën dhe gjymtyrët. Por Londinezët prisnin në radhë, derën e përparme të galerisë dhe përtej Sheshit Trafalgar, duke shpresuar për të gjetur vende. Kur një bombë gjermane ra në galeri pak para një koncerti, publiku dhe muzikantët u zhvendosën të gjithë, matanë sheshit në “Shtëpinë e Afrikës së Jugut”. Disa ditë më vonë, kur një bombë e pashpërthyer u zbulua në disa rrënoja jashtë galerisë, aktiviteti u zhvendos në një dhomë të largët, dhe askush nuk lëvizi kur pajisja u shpërthye gjatë një kuarteti të Beethovenit.

Lufta tronditi besimin e demokracive të lira dhe të hapura për t’i mbijetuar një kërcënimi të rëndë global. Megjithëse ishin modestë, koncertet u dhanë shpresë londinezëve, duke u kujtuar pse ata jetuan atje dhe së bashku.

Kërcënimi i sotëm është krejt tjetër sfidë ndaj solidaritetit dhe mënyrës sonë të jetës. Nuk është një valë nxehtësie apo një sulm me aviona. Nuk mund të lehtësohet duke shkuar në koncerte ose nëpër muze. Kërkon izolim.

Do të duhet që së bashku të gjejmë një qasje të ndryshme. / New York Times – Bota.al

Etiketat e lidhura

jetakoronavirusMichael KimmelmanNew York Timesqyteti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 3 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 7 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 8 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 20 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.