“Agnus Dei”, filmi më i mirë në Top Indie Film Fest

Në festivalin “Top Indie Film Festival Awrds”, i cili është mbajtur nga data 13 – 18 korrik në Los Angeles, filmi kosovar Agnus Dei me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar çmimin Filmi më i mirë i gjatë – Best Feature Film.

Në edicionin e tretë të këtij festivali amerikan, filmi kosovar kishte pasur dy nominime: Nominimin për Filmin më të mirë – Best Feature Film, dhe nominimin për regjisorin më të mirë – Best Director.

Trofeu nga Top Indie Film Festival Awards është edhe një vlerësim i radhës që i bëhet filmit kosovar, saktësisht çmimi i 87-të ndërkombëtar.

Agnus Dei, i cili ka përfaqësuar Kosovën në mbi 180 festivale ndërkombëtare në të katër anët e botës, me date 13 korrik ka pasur nderin të shfaqet në hapjen e Beijing International Film Festival – në Pekin, kurse premierën në këtë festival do ta ketë me datë 23.

Festivali i Pekinit përfundon me datë 24 korrik, kur do të shpallen edhe filmat fitues. Në këtë event, Agnus Dei është i nominuar në disa kategori. Po ashtu Agnus Dei do të ketë nderin të mbyllë Portugalia International Film Festival, i cili mbahet në top destinacionin turistik të Evropës, në qytetin Porto të Portugalisë nga data 11 – 16 shtator.

Në këtë festival, Agnus Dei është i nominuar si Filmi më i mirë – Best Feature Film, kurse z. Agim Sopi si regjisori më të mirë – Best Director. Në vazhdim Agnus Dei do të shfaqet në festivalin e Kuala Lumpurit në Malajzi, në Guadalajara të Meksikos, në Baku të Azarbejxhanit, etj..

SHKARKO APP