Ajnshtajni racist? Zbulohet ditari i shkencëtarit

Ditari privat i udhëtimeve të Albert Ajnshtajn, i botuar tani vonë zbulon ato që po cilësohen si pikëpamjet raciste dhe ksenofobe të shkencëtarit brilant.

I shkruar ne mes të tetorit 1922 dhe marsit 1923, ditari përcjell përvojën e fizikantit gjenial në Azi dhe në Lindjen e Mesme. Mes atyre faqeve, Ajnshtajni bën plot përgjithësime negative, për shembull kinezët i quan te zellshëm, por të trashë, të topitur e të pistë.

Për banorët e Kolombos në Sri Lanka thotë: “Jetojnë mes pisllëkut e kutërbimit, bëjnë shumë pak dhe kanë nevojë për shumë pak. Në thelb, ditari është i mbushur me mendime personale dhe njohuri private. Edhe pse dikujt mund t’i duken thjesht si pikëpamje realiste dhe pa doreza, në kontekstin e shekullit 21 ato mund edhe ta dëmtojnë reputacionin e një njeriu që respektohet pothuajse po aq sa humanitar si shkencëtar.

Të tilla pohime u shkruan përpara se Ajnshtajni ta shihte se çfarë shkakton racizmi në Amerikë dhe Gjermani, vendi prej të cilit u largua. Ai vetë më vonë do të kthehej në një mbrojtës të flaktë të të drejtave civile në Amerikë, duke e quajtur racizmin “një sëmundje e njerëzve të bardhë”.

SHKARKO APP