Akademikët në protestë: Duam Gjinushin, Duam Gjinushin

Nga Mentor Kikia –

Kam shkruar nja dy herë lidhur me zgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Në një shkrim, kisha “lëshuar” pak dorën në kritika kundër akademikëve të nderuar që pranuan të bëhen pjesë e një procesoi zgjedhor, “pe gjasme”, ku kishin vetëm një kandidat e duke zgjedhur një politikan në krye të Akademisë. Dhe u pendova. Por sot pendohem për pendimin që bëra.
Mbledhja e sotme e asamblesë së akademisë ishte një fëlliqësirë me përmasa historike. Dhe nuk do të pendohem më për fjalorin.
Akademikët, të bashkuar dhe unitet të plotë me njëri-tjetrin, kërkuan Skënder Gjinushin kryetar. Vetëm Artan Fuga e prishi unitetin. Ata i bënë ultimatum Metës që të bëjë një dekret për ç’dekretimin e dekretit të parë, ndryshe ata nuk do ta njohin presidencën. Tek e fundit, në rregull janë.
Opozita nuk njeh parlamentin, qeverinë, gjykatat, prokurorinë.
Qeveria nuk njeh opozitën, presidencën..
Opozita nuk njeh KQZ-në, KQZ-jë nuk njeh presidentin.
Tani edhe Akademia e Shkencave nuk njeh presidentin.
Pra në linjën e logjikës jeni në rregull, veçse ka një problem të vogël.
Ju mjeranë që mbani të pushtuar një godinë historike, duhet të jeni mendja, truri dhe kuraroja e shoqërisë. Ju duhet të mendoni, flisni dhe veproni kur të tjerët nuk munden, nuk dinë apo nuk duan. Ju duhet ta orinetoni shoqërinë, kur ajo pëson e përjeton kriza. Si mundet të jesh AKADEMIK e të jesh kaq servil!
Por ç’lodhem kot dhe unë me këtë temë!
Mos e zgjasni shumë. Dilni në protesta para presidencës, me pankarta “Duam Gjinushin” dhe thojini opozitës tju sjellë disa nga ata të shisheve me benzinë se për benzinë s’ia thoni ju, dhe mbylleni këtë punë. Madje, hiqeni edhe bustin e Nolit, apo kë keni aty në oborr, e vini Gjinushin.
I dëshpëruar them me bindje se nuk ka patur asnjë faj Enver Hoxha për ç’na bëri. As këta që na kanë vjedhur e rrjepur pas Enverit.

SHKARKO APP