Akoma Saliu e ka fajin
Nga Ilir Levonja –
Kur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në vend që ka filluar fushatën e zgjedhjeve afro 6 muaj përpara. Duhet të kuptoni një fakt, është koha të ruheni nga Erionizimi. Ka 8 vite në pushtet dhe del e thotë, Berisha kërkon rikthimin e tretë. Mos ta lejojmë. Berisha e ka fajin që jemi katandsur deri këtu. Sali Berisha e la pushtetin në 2013-tën. Vendi kishte një borxh publik 62%. Sot ka kapur shifrat 84%. Domethënë falimentim. Sali Berisha e la pushtetin në vitin 2013. Vendi kishte Gjykata, me mëkatetet dhe jo mëkatet, kishte Gjykata. Ai që hiqej nga puna kishte kujt t’i drejtohej. Një Institucion kishte se kujt t’i drejtohej. Sot nuk ka asnjë të tillë. Thua shqiptarët i prishën këtë balancim institucional. Thua shqiptarët e kanë fajin që ta zëm Sali Berisha nuk gjykohet? Thua shqiptarët e kanë fajin që ta zëm Saliu nuk është burg. Ruhuni nga Erionizimi pra, ruhuni njësoj si nga covid-i. Pasi legjitimiteti i shtetarit ka marr fund. Mos prisni më një administrator normal. Për më tepër një administratë qytetare etj. Kur të shkoni në gjëndjen civile, nëpunësi aty do ju shërbej me i vetëmbushur se ke qënë, je, dhe do të mbetesh ti nevojtari. Jo ai, ai është një ushtar i devotshëm i shefit. Një partiak që ka e merituar vendin e punës. Një individ që të vret po qe se je me bindje ndryshe politike. Një individ që të vret po nuk e votove. Madje jeni naivë nëse e besoni. Duhet ta keni frikë. Duhet ta besoni se ai ka ”bekimin” e shefit. Ose e ka kapur atë vend pune se ka punuar fort. Më këtë fort nënkupto, mbledhjet e lagjeve, grupseksioneve, fushata, listat me emrat që merr përsipër t’i manipuloj etj. Ka të drejtën e plot të ta haj shpirtin duke të thënë, mos voto atë qenin, se po votove atë mua më heqin. Megjithëse ti nuk asnjë lidhje, ai rrogën e çon në shtëpinë e vet, jo tek e jotja. Mos prit të zgjidhësh një problem në rajon se zyrtarët janë në fushatë edhe kur i ke përballë. Gati të nxjerrin ndonjë gogol kukull në miniaturë me pamjen e Saliut. Se Saliu e ka fajin, nuk e kanë ata. Këtu ku jetoj e kam Bashkinë një kilometor larg. Nuk e njoh kryetarin e Bashkisë fare. Edhe një rasti që u solla nëpër koridoret e saj, nuk e pashë kërkund. Madje më shumë kishte zbrati se sa nëpunsa. Ai që të lëshon një dokument është edhe specialist, konsulent, këshillues ligjor, por edhe noter. Si nuk e pashë një herë kryetarin të inaguroj një kopësht a një çerdhe? A është person politik? Po i tillë është. A është administrata e tillë. Asesi jo. Ligji të bie kokës. Godina e Bashkisë është shumë e vogël përpara asaj të ligjit. Në Tiranë del një covid që vret e pret si i do qejfi. Veç me një ligj, atë që fajin e ka Saliu.