Aktivitet të Qendrës Rinore në bashkinë Berat

 Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, Qendra Rinore Bashkia Berat, organizoi nje aktivitet me te rinjte e shkollave te mesme te qytetit. Ky  aktivitet  konsistoi ne krijimin e nje debati, fokusi  i te cilit ishte nje teme mjaft serioze dhe aktuale. Rrjetet sociale vs librave. Debati u zhvillua me dy drupe; ku skuadra e kuqe ishte mbeshtetese e librave, ndersa skuadra e bardhe ishte pro rrjeteve sociale. Ky debat moderohej nga nje nxenese. Te dy grupet dhane argumentat pro dhe kunder temes,  gjithashtu debati moderohej nga  nje prej nxenesve qe ishte pjesemarres ne aktivitet.

Ky aktivitet jo pa qellim u perzgjodh ne fillim te vitit te ri shkollor, ku te percillej nje mesazh sensibilizues per zvogelimin e perdorimit te rrjeteve sociale. Gjithmone dhe me shume rrjetet sociale po vjedhin kohe nga jeta jone si asnje forme tjeter e revolucionit teknologjik. Ndikimi I tyre sidomos tek te rinjte ka arritur pothuajse ne nivelin e varesise. Kjo varesi ka cuar ne largimin e te rinjve nga bota e librit,pasi duke pare edhe studimet, numri i te rinjve qe frekuentojne biblioteken e qytetit apo ate kombetare, po vjen duke u ulur. Te lexosh nuk do te thote vetem te njohesh shkronjat!

Sigurisht jemi te vetedijeshem qe me ardhjen e epokes se internetit eshte shume e veshtire ti afrosh te rinjte ne boten e librit duke mare parasysh dhe risine e librit te dixhitalizuar. Duket se kjo risi e teknologjise mbi librin e dixhitalizuar ka ndryshuar trendin e leximit, por a duhen fajesuar rrjetet sociale per renien e numrit te lexuesve? A lexojne te rinjte shqiptare? Rrjetet sociale luajne nje rol te dyfishte,nga njera ane i pengojne njerezit te lexojne dhe nga ana tjeter shpesh here i ndihmojne librat ne promovimin e tyre.  Pse leximi konsiderohet si celes drejt rruges se suksesit ? Keto ishin disa nga pyetjet e ngritura ne debatin e krijuar mes te rinjve te shkollave te mesme Bab Dude Karbunara dhe Kristaq Capo .

Ne perfundim te aktivitetit u shpall edhe nje grup fitues, ku u vleresuan me nga nje liber dhurate. Fituesit u zgjodhen nepermjete duartrokitjeve te pjesemarresve.

SHKARKO APP