Aktivitete në promovim të turizmit në qytetin e Beratit
Në qytetin e Beratit u organizua një tryezë e rrumbullakët me bizneset turistike, për promovimin e Qendrës së Interpretimit Turistik në qendër të qytetit si dhe prezantimin e Markës së Turizmit me qëllim koordinimim dhe promovimin e bizneseve turistike të qytetit, edhe me anë të aplikacionit celular -Visit Berat.
Takimi u zhvillua së bashku me partnerët e Bashkisë Berat, projektit Risi Albania dhe Albania Rafting Group.
Berati është një qytet i vizitueshëm në çdo stinë dhe nevoja e guidave turistike bëhet e domosdoshme.
Ky qytet nuk vizitohet vetëm për arkitekturën e tij të veçantë,për historinë e tij të lashtë, kishat e shumta dhe të pikturuara nga piktorë me emër si Onufri, por edhe per gastronominë karakteristike,natyrën e bukur dhe sportet ujore në rrjedhën e lumit Osum.
Ky lum deri në lartësitë e Skraparit është i mbushur me kanione të shumta që mundësojnë sportin e raftingut.
Kjo është periudha kur aventurierët e këtyre sporteve nisen drejt këtij destinacioni.