Aktivitete për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë

Me rastin e 29 Shtatorit, “Dita Kombëtare e Trashëgimisë  Kulture”, Ministria e Kulturës, Institucionet e Trashëgimisë në të gjithë vendin  kanë programuar për të zhvilluar disa aktivitete të ndryshme kulturore.

 “Muzeu Lëvizës”/ Ekspozitë

 Qendra Kombëtare e Muzeve Berat, nё kuadër tё “Ditёs Kombëtare tё Trashёgimisё“ dhe “Ditëve Evropiane tё Trashëgimisë Kulturore”, ka hapur nё ambientet e Muzeut Historik Lushnje, ekspozitën “Muzeu Lëvizës” e cila do tё qёndrojё e hapur dhe pёr dy javёt nё vazhdim. Ekspozita përmban imazhe nga fondi i Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri.

“Trashëgimia dhe Komuniteti”

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë, tema e së cilës për këtë vit është “Trashëgimia dhe Komuniteti”, DRKK Durrës, ju fton të vizitoni monumentet, sitet dhe muzetë e qytetit, të cilat do të jenë të hapura për vizitoret, gjithashtu do të ketë dhe aktivitete të ndryshme në Sheshin Liria.

29 shtator, ora 16:00, Sheshi Liria, Durrës.

“Parada e Valleve, Këngëve dhe Kostumeve Popullore”. Në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, QKVF organizon aktivitetin “Parada e Valleve, Këngëve dhe Kostumeve Popullore”. Ky do të jetë një projekt i veçantë i cili do të veshë qytetin me petkun tonë kombëtar, duke sjellë më pranë njerëzve tipologji të ndryshme të Folklorit tonë.

29 shtator, ora 11:00, Tiranë

Bashkëlidhur po ju dërgojmë kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen.

SHKARKO APP