Aktori i madh Agron Llakaj feston ditëlindjen. Urimi emocionues i së bijës: Çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im!

Aktori dhe drejtuesi i spektaklit të humorit Agron Llakaj feston sot 60-vjetorin e lindjes. Ndryshe nga vitet e tjera, pandemia këtë pranverë ka ndryshuar mënyrën e organizimit të gëzimeve dhe ceremonive familjare. Mes mijëra urimeve që ka marrë sot, aktori i njohur ka publikuar në Instagram mesazhin emocionues të vajzës së tij, Alkidës. Teksa e uron në mënyrë të veçantë për këtë përvjetor, Alkida shpreh trishtimin që këtë vit festa nuk do të jetë siç ishte planifikuar.

Mesazhi i vajzës Alkida për aktorin e madh, Agron Lllakaj:

NGA ALKIDA/ Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne…

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale?

Swiss Digital Mobile Reklama

Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100!!!

Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty;

nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim;

nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti…

Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im!

Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!❤️.

https://www.instagram.com/p/B_W1HwyAZyu/?utm_source=ig_web_copy_link

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?