Aktori i madh Ndrenika, mesazh me dhimbje për Rondon: S’ju kushtua vëmendje…

Me një mesazh plot dhimbje, por edhe rebelim për harresën, aktori i madh shqiptar Robert Ndrenika ka reaguar për ndarjen nga jeta të koleges së tij, Hajrie Rondo, zonja e madhe e artit shqiptar.

Aktorja e sa e sa roleve, aq e dashur për publikun, ndërroi jetë në Himarë, pasi u mund nga sëmundja e rëndë me të cilen luftoi gjatë, pa e mposhtur dot.

“Ylli i kinematografis Shqiptare vdiq edhe nuk ju kushtua vëmendje aq shumë për atë që na bëri të lumtur me rolet e saj por s’keni faj që ishët të fokusuar tek festat e pasanikëve, u prefsh ne paqe mikesh”, shkruan Ndrenika.

SHKARKO APP