Aktori shqiptar në sheshxhirim me Selena Gomez

Aktori me prejardhje shqiptare, që po prek tashmë majat e Hollivudit, Marko Caka është pjesë e filmit “Shi në muze” me regji të Woody Allen. Ky projekt i madh filmic, i cili pritet të dalë në vitin 2018-të, ka mbledhur rreth vetës një kastë aktorësh si: Selena Gomez, Jude Law, Elle Fanning… ndër ta është edhe aktori Marko Caka.
Një gjë të tillë e tregoi nëpërmjet rrjetit social Facebook, vetë Marko Caka, i cili po ashtu ka publikuar edhe fotografi nga sheshxhirimi.
“On set with Woody Allen and Selene Gomez… Nje falenderim special per regjisorin e madh Woody Allen që më dha mundësinë brenda 8 aktorëve, të jem pjesë e vetëm një skene speciale tek Selena Gomez “Shi në muzeum” në projektin e madh të tij filmik e të Amazon Studio për vitin 2018 me një numër yjesh, Jude Law, Elle Fanning.
Megjithëse kemi filluar xhirimet në 3 të mëngjesit, por ia vlen kur shikon gjithnjë buzëqeshjen e Gomez duke na folur të gjithëve, duke harruar shiun improvizues që binte. Nuk thuhet kot se Woody Allen bën vetëm mrekulli në sheshxhirim, që duhet të jesh me fat ta përjetosh nga afër”, ka shkrua Caka.

SHKARKO APP