Aktorja Edi Luarasi, në gjendje jo të mirë shëndetësore

Edi Luarasi, artisja e njohur shqiptare që prej më shumë se 60 vite në skenë dhuroi emocione për publikun, është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas disa ditë qëndrimi në spitalin e sëmundjeve të brendshme “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, aktorja Luarasi po vijon trajtimin në shtëpinë e saj.

Mjekët e këtij spitali thanë se dyshohet për sëmundje të rëndë që ka prekur mëlçinë.

Edi Luarasi, ka disa vite që nuk është ngjitur në skenë për shkak të problemeve të herë pas hershme shëndetësore.

Fillesat e interpretimit të Zonjës Luarasi janë në teatrin e estradës në vitin 1956 vetëm kur ajo ishte në moshën 16 vjeçe për të vijuar me pas me kinematografinë.

Znj.Luarasi është 76 vjeçe dhe në jetën e saj përveçse si artiste, njihet si pjesëmarrëse aktive në Fondacionin Kulturor “Nermin Vlora”.

SHKARKO APP