Aktorja rrëfen tmerrin e tërmetit: Kisha vetëm tre muaj që e kisha blerë shtëpinë, i lutesha Zotit të vdisja, por mos të ndieja gjë

Aktorja shqiptare Keti Bashhysa e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka treguar përjetimet e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Artisja rrëfeu se kishte vetëm tre muaj që e kishte blerë shtëpinë që mbeti e rrënuar nga tërmeti.

“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhembi shumë, mos ta ndjejë. Ishte e tmerrshme shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme.

Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë atë shtëpi, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, por s’ishte e thënë”, tregoi e emocionuar ajo.

Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar

SHKARKO APP