Albano Carrisi në Shqipëri më 17 shtator, koncert për Nënë Terezën

Albano Carrisi pritet të vijë në Shqipëri për të dhënë një koncert në nder të shenjtores Nënë Tereza.

Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Al Bano Carrisi”, më 17 shtator me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka organizuar koncertin me të dy orë në sheshin “Nënë Tereza”. Ky koncert shënon edhe 27-vjetorin e koncertit të parë që ka dhënë në Shqipëri çifti i këngëtarëve Al Bano e Romina Power. Po në këtë ditë, këngëtari do të marrë nënshtetësinë shqiptare, çelësin e kryeqytetit dhe do të shpallet “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës”.

Për koncertin, drejtuesit e shoqatës bëjnë me dije se kanë siguruar bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës, ndërsa shoqatat po bëjnë përpjekje të mundësojnë të ardhurat për udhëtimin e tij. Organizatorët njoftojnë gjithashtu se do të çelin edhe nje ekspozitë në nderim te këngëtarit, me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Albano ka lidhje te ngushta me bamiresen shqiptare. Nënë Tereza i ka bekuar vajzën Kristel pas lindjes, këngëtari ka marrë medaljen e Nënë Terezës, që e mban gjithmonë me vete, emri tij, simbolizon Shqipërinë dhe merr nënshtetesine shqiptare”, pohon Zenepe Luka.

SHKARKO APP