Albumi i Atjon Zhitit vlerësohet në Europë…

Në Louver dy piktorë shqiptarë nderohen me çmime, Gjergj Kola me medaljen e krijimtarisë, Atjon Zhiti me medaljen e kujtimit

Albumi me vizatime e piktura i Atjon Zhiti po vlerësohet në Europë. Ai pak kohë ka që është botuar dhe është shpërndarë ne librarite kryesore te Tiranes e ato te aeroportit, po ka terhequr vemendjen dhe eshte vleresuar ne metropole te Europes, ne Itali e France, Austri… deri dhe nga japoneze…

 Këto ditë u hap ne Muzeun e Louvrit ne Paris Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Kontemporane.  Fondacioni Nderkombetar Artistik “Artcom Expo International”, që promovon dhe mbeshtet artiste nga vende te ndryshme te botes, kishte ftuar për të katërtin vit rradhazi piktorin tashme te njohur shqiptar me banim në Itali,  Gjergj Kola, me të cilin fondacioni bashkëpunon prej kohësh

Tabloja sugjestionuese e tij, “The Kiss”, mori vlersime të shumta dhe u nderua me Medaljen e Krijimtarise.

 Në këtë edicion piktori Gjergj Kola paraqiti dhe një piktor të ri, bashkatdhetarin Atjon Zhiti. Krijimtaria e tij e permbledhur  në albumin “OPERA ATJON”, pergatitur mjeshterisht nga piktori dhe kritiku i artit Gezim Tafa, shpalos një krijimtari të çiltër artistike, plot fantazi, ngjyra e nuanca te fresketa,  te sistemuara me estetike dhe nivel te larte professional, u shpreh mjeshtri Gjergj Kola. Albumi përmbledh nje ëndërr, sa fëminore, po aq dhe universale, një realitet dëshirash, skica, vizatime e dritë, të shoqëruara me dy ese, kritika artistike nga dy profesionistë si dhe punime kushtuar Atjonit nga piktorë të njohur, që nga postkubisti Ibrahim Kodra e deri te impresionisti Gjergj Kola, i cili me elegancë ka arritur të kapë buzëqeshjen engjellore të Atjonit.

6 piktura  të Gjergj Kolës për Atjonin u vunë dhe ne ekspoziten vetiake në Galerine “Espace” ne Paris.

Bordi drejtues i ketije fondacioni, presidenti Hans Salbu dhe Baronesha Jiselda Salbu, i dhane “Medaljen e  KUJTIMIT” artistit te ri Atjon Zhiti, ne shenje nderimi dhe adhurimi per nivelin e shkelqyer artistik, te paraqitura me cilesi ne kete album, bagazh estetik i formuar nga një përvojë e veçantë, që shijohen dhe pranë veprave dhe kryeveprave në Galerite dhe muzeumet e famshme te Europes.

 Gjatë kësaj kohe, piktori mbresëlënës Gjergj Kola ishte i ftuar edhe nga “Hypatija Festival” në Napoli ne Itali, ku ai bashëbisedoi virtualisht me imazh që nga Louvri me presidenten e ketij Festivali kulturor-shkensor, të mbeshtetur nga UNESCO. Piktorit tone iu kërkua të flasë  për tematiken dhe mesazhin e tablos së tij “The Kiss”  e të punës së tij në pergjithsi si dhe te prezantojë Albumin “Opera Atjon”, ku të pranishmëve në ekranin e madh u shfaqeshin fragmente dhe detale nga vepra rinore e Atjon Zhitit.

Të dy këta emra, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre  vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane.

 Nga “Lajmëtari i së Mirës”

SHKARKO APP