Aldi Fushai përgjigjet Erion Veliajt

Koordinatori i LSI, Aldi Fusha ka reaguar pas akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj për familjen e tij, gjatë takimit të mbajtur sot në Farkë.

Reagimi i Aldi Fushës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Partneri i Ndrangheta-s dhe lavatriçja e parave të krimit dhe korrupsionit, Erion Veliaj pati kurajon të përmendë sërish sot emrin tim dhe të babait tim në Farkë.
Së pari, i themi këtij çapaçuli se ne në Farkë as “vijmë”, as “shkojmë”.
Ne në Farkë jemi denbabaden, jemi në trojet e paraardhësve tanë të cilët kanë jetuar në paqe e harmoni ndër shekuj me këtë komunitet bujar e punëtor.
Por ti, duke përfituar nga bujaria dhe mikpritja e Farkës, “vjen”, hedh helmin dhe “shkon”.
Pra, ti shkon e vjen nga Farka për vota, i dëshpëruar nga disfata e pritshme e 25 prillit. Ne këtu na ke, e këtu do na kesh.
E dyta, njësoj si udhëheqësit e tu shpirtërorë, bën fushatë elektorale duke bërë luftë klasash me biografi familjesh.
Ti do të më tërheqësh në llucën tënde që edhe unë të merrem me familjarët e origjinën tënde, siç ti do ta meritoje.
E pra, siç ta kam thënë herë tjetër, kur më kafshon qeni, unë nuk kthehem të kafshoj qenin.
Po ta them për herë të dytë e s’do ta them për herë të tretë. Babai im i ka shërbyer shtetit si prokuror për 32 vite. Punën e tij e gjykon historia, ligji dhe komuniteti.
Sigurisht nuk e gjykon punën e tij në drejtësi, një këlysh i mafies kalabreze, që i del emri në dhjetëra përgjime të Ndranghetas.
E treta dhe e fundit. E di që je tmerruar nga shuplaka që do merrni më 25 prill ti dhe protektori yt, nga populli i ndershëm i Farkës dhe gjithë Tiranës.
Hartimet që i mban si fjalime në Farkë nuk do të të shpëtojnë nga shpata e ligjit. Mate pak sasinë e dosjeve që janë për ty në SPAK se ndoshta të del më e lartë se shefi yt dhe ty së bashku, si mantenuta e tij e preferuar.
Më 25 prill ne do ta bëjmë Farkën, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, shtëpinë tonë.
Një shtëpi nuk do të mohohet as ty. Vish rroba të trasha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?