Aleanca Kuq e Zi tërhiqet nga zgjedhjet: PD e PS kanë marrveshje për asgjësimin e çdo partie të re

Aleanca KuqeZi tërhiqet zyrtarisht nga zgjedhjet.

PD e PS kanë marrveshje për asgjësimin e çdo partie tjetër Kryetarja e Aleancës Kuq e Zi. Lumturi Ratkoceri së bashku me kryesinë dorëzuan në Komision Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për tërheqien nga zgjedhjet për këto arsye:

– Dy partitë e vjetra PD e PS vazhdojnë marrveshjen e tyre për asgjësimin e çdo partie tjetër që nuk hyn në koalicion me ato.

– Dy partitë e vjetra, kontrrollojnë komisionet e votimit dhe kanë plan asgjesimin e partive të reja gjatë numërimit.

– Dy partitë e vjetra kanë paracaktuar rezultatin dhe zgjdhjet e 25 prill janë të shitura.

– Dy partitë e vjetra kanë marrveshje për të ruajtur sistemin me lista të mbyllura.

– Të gjitha partitë e reja dhe të tjera dështuan në bisedimet për krijimin e një Poli të Tretë dhe nuk arritën një marrveshje për koalicion PD-PS.
Në këto kushte 25 prilli nuk do sjellë ndryshim dhe e vetmja rrugë është bojkoti për mos u bërë fasadë e zgjedhjeve që ju dihet rezultati. Futja e partive të teja veç e veç dhe pa një koalicion anti-establishment PD-PS është një vetëvrasje politike që do provohet në mëngjesin e 26 prillit.

Për këto arsye aktivistët kuqezi nuk do shkojnë në kutitë e votimit me një sistem ku populli voton dhe PD-PS numëron.

SHKARKO APP