Aleppo, fëmijët sjellin jetë në zonat e shkatërruara

Aktivistët sirianë kanë publikuar disa foto që tregojnë të rinjtë e Aleppo-s që notojë në një krater të mbushur me ujë në qytetin e shkretuar nga lufta në Aleppo. Mediat pro-opozitës thanë se krateri ndodhej në zonën e Sheikh Saeed dhe ishte rezultat i një sulmi nga forcat e presidentit Bashar al-Asadit, thotë “BBC”.  “Çfarëdo që Assad ka bërë në Aleppo, jeta nuk ka mbaruar, fëmijët këtu sjellin jetë të re në çdo vend të shkatërruar nga raketat e tij”, thuhet në titull. Theksojmë se rreth dy milionë njerëz janë të bllokuar nga luftimet në Aleppo. Gjithashtu OKB ka bërë thirrje për një “pauzë humanitare” 48-orëshe për të lejuar kështu shpërndarjen e sigurt të ushqimit dhe medikamenteve.

SHKARKO APP