Alphabet i Google-it dhe Amazon objekt hetimi nga SHBA

Alphabet i Google-it dhe gjiganti online i shitjes me pakicë Amazon, kanë raportuar një rritje prej 20% në të ardhurat për tremujorin e fundit. Alphabet tha se reklamuesit po shpenzonin më shumë për kërkimet e tyre dhe shërbimet e YouTube. Ndërsa Amazon raportoi fitime që ishin më të ulëta se sa pritej, pasi ajo po investon për të përshpejtuar kohën e dorëzimit. Të dy firmat janë nën shqyrtim nga autoritetet në SHBA mbi dominimin e tyre në treg, së bashku me firmat e tjera të teknologjisë.

Amazon, i cili po fokusohet në rolin e tij si një treg për tregtarët e tjerë, raportoi të ardhura për tremujorin e fundit prej 63.4 miliardë dollarë. “Ne kemi marrë shumë reagime pozitive dhe kemi parë rritje të shpejtë të shitjeve”, tha Jeff Bezos, themelues dhe shef ekzekutiv i Amazon. Pas taksave fitimet e Alphabet, firma që zotëron YouTube dhe Google, u trefishuan krahasuar me një vit më parë në 9.9 miliardë dollarë, duke mposhtur pritjet e analistëve. Të ardhurat e Alphabet u rritën 19% krahasuar me një vit më parë, në 38.9 miliardë dollarë.

Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Google, tha se shërbimet e tij tradicionale dhe teknologjia e re si inteligjenca artificiale po ushqenin rritjen e firmës. “Nga përmirësimet në produktet kryesore të informacionit si Search, Maps dhe Asistent Google, në zbulime të reja në AI dhe në ofertat tona në rritje të cloud dhe hardware, unë jam tepër i ngazëllyer nga vrulli në të gjitha bizneset e Google“, tha ai.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) njoftoi një javë më parë se po hap një hetim të gjerë të firmave të mëdha të teknologjisë digjitale për të shqyrtuar se si platformat online, janë tashmë drejtuese të tregut dhe kanë arritur fuqinë maksimale të tij si dhe po angazhohen në praktika që kanë zvogëluar konkurrencën, kanë ndrydhur inovacionin ose kanë dëmtuar konsumatorët. (BBC)

SHKARKO APP