Ambasada amerikane në Tiranë njofton ankand online për shitjen e mobiljeve dhe pajisjeve. Kush mund të marrë pjesë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë së do të shesë mobilje dhe pajisje shtëpiake, dhe artikuj të tjerë nëpërmjet ankandit “online”. Ankandi zhvillohet në adresën https://online-auction.state.gov/sq-AL

Po ashtu, ambasada ka bërë të ditura edhe rregullat për të marrë pjesë në ankand. Në rregullore shpjegohet se ambasada e Sh.B.A. në Tiranë shet artikujt e tepërt nëpërmjet ankandit “online” në internet.

Artikujt e tepërt do të shiten duke u bazuar në rregullat e përcaktuara nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.. Secili grup artikujsh do të ketë një numër të veçantë (numri i grupit), një përshkrim të detajuar, gjendjen aktuale, funksionalitetin si dhe një sërë fotosh.Artikujt e tepërt do të shiten nëpërmjet aplikacionit “online” të ankandit në internet” shkruhet në rregullore.

Për të marrë pjesë në ankand, duhet të jeni mbi 18 vjeç. Secili pjesëmarrës duhet të krijojë një llogari tek “U.S. Embassy Online Auction (https://onlineauction.state.gov/en-US)”. Çdo llogari duhet të përmbajë adresë “email-i” të vlefshme si dhe një numër telefoni të vlefshëm.

SCAN

SHKARKO APP