Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza në median gjermane: Bllokada e Macronit do t’i forcojë klikat e korruptuara në Ballkan

Magazinë E hënë, 21 Tetor 2019 12:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Michael Martens –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rusia, Kina apo Turqia nuk mund ta përfitojnë Ballkanin, por BE mund ta humbë atë. Edhe nëse BE i ofron pak ose asgjë rajonit, kjo prapëseprapë është më shumë se çfarë kanë në ofertë Ankaraja, Moska apo Pekini. Miliona europianolindorë punojnë në shtetet e BE-së ose përfitojnë nga dërgesat financiare të «gastarbajterëve». Politikisht BE është gjithsesi më atraktive se perandoritë e mëdha pa liri në Lindje. Kur para një dekade shtetet e Ballkanit fituan të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Schengenit, gëzimi qe i madh nga Beogradi e Sarajeva deri në Tiranë. Për Ballkanin kjo ishte kthesa më e madhe që nga luftërat jugosllave.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 3 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 17 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 19 orësh

Megjithëkëtë, BE po rrezikon të humbë një pjesë të madhe të ndikimit në rajon. Kjo po ndodh jo për shkak të Brukselit, por Parisit. Me përkrahjen e pothuaj të gjitha vendeve të BE-së, Komisioni Europian kishte propozuar fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Por në samitin e fundit të Brukselit Em­ma­nu­el Ma­cron e mbylli derën. Refuzimi i tij që të durojë fillimin e negociatave në Ballkan po lexohet si mesazh i qartë: pa marrë parasysh nëse ju përpiqeni apo jo, pa marrë parasysh a reformoheni apo jo, kjo nuk luan rol. Franca nuk ju do.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që të kuptohemi mirë: Në Bruksel nuk bëhej fjalë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Çështja ishte nëse këtyre dy shtete, të cilave po u reduktohet popullsia dhe së bashku kanë më pak banorë se landi i Hessenit në Gjermani, do t’u lejohej fillimi i negociatave. Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të kishin zgjatur së paku një dekadë, me epilog të hapur. Tani për tani ato nuk do të zhvillohen fare. Ky është një zhvillim i hidhur sidomos për Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev kishte bërë diçka të paimagjinueshme për ta afruar vendin e tij te bisedimet për anëtarësim: për të shmangur veton e Greqisë, ai pas shumë mundimesh arriti ndryshimin e emrit të shtetit të tij. Sipas kërkesës greke Maqedonia u bë Maqedoni e Veriut. Në Europë ky është një episod sërish i harruar nga Ballkani, por nuk duhet nënçmuar përpjekjet edhe rreziqet, të cilat ishte e detyruar t’i marrë mbi vete qeveria proeuropiane në Shkup. Ajo u detyrua të bind shumicën prej dy të tretave në parlament se ripagëzimi i shtetit, sado jopopullor, ia vlen për shkak të Europës. Le të marrim me mend një gjendje të tillë në shhtetin tonë për të parë se çfarë pengesash do duhej kaluar. Në fund guximi i Zaevit nuk u shpërblye. Europa nuk e mbështeti dhe të shtunën ai propozoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri italian Conte e quajti veton e Francës në Bruksel një «gabim historik» dhe për këtë kishte përkrahjen e pothuaj të gjithë kryeministrave të tjerë. Në të vërtetë maqedonasit dhe shqiptarët tani nuk do të orientohen menjëherë nesër nga Rusia apo Turqia. Ato ofrojnë pak. Rreziqet nuk vijnë nga Moska apo Ankaraja, por nga mesi i shoqërive në Europën juglindore. «Jo» e Macronit do t’i forcojë atje klikat nacionaliste dhe të korruptuara, të cilat ngaherë thonë se BE në realitet nuk është e interesuar për vendet e Ballkanit. Ato tani mund të krenohen para zgjedhësve të tyre se kanë pasur të drejtë. Për politikanët regresivë në Ballkan vetoja franceze është e mirëseardhur.

Koment i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.Përktheu dialogplus.ch

Etiketat e lidhura

AnkarajaKinamoskaRusia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.