Angelina Jolie në tapetin e kuq me 6 fëmijët e pa Brad Pitt

Një mama e lumtur për “folenë”e saj. Angelina Jolie sfilon në tapetin e kuq të Toronto Film Festival bashkë me gjashtë fëmijët e saj. E buzëqeshur dhe gjithë rrezatim, e veshur me të bardha për filmin e animuar “Breadwinner”, në të cilën është producente ekzekutive dhe me të zeza në “First they killed my father”. Gjithmonë e vetme, edhe pse ka zëra për një afrim me Brad Pitt, por më në fund është e qetë. Një nënë e vërtetë në karrierë Angelina ishte protagoniste gjatë dy ditëve intensive në Toronto dhe me vete donte të gjithë familjen e saj, fëmijët e moshave të ndryshme. Vivienne, 9 vjeç, Shiloh, 11, Knox 9 dhe Zahara 12, Maddox, 16 vjeç dhe Pax 13. Nga Brad Pitt nuk ka asnjë gjurmë për të përgënjeshtruar zërat e rikthimit të flaktë mes tyre. Gjatë premierës së “First they killed my father” i marrë nga libri i Loung Ung, që bën fjalë për temën e masakrës kamboxhiane ku vdesin 2 milionë persona, Jolie sfiloi me një fustan të gjatë me një sup zbuluar. E dobët, por e bukur. E gjitha me të bardha në tapetin e kuq të filmit të animuar “Breadwinner”, nga libri i Deborah Ellis, që tregon historinë e një vajze afgane 11 vjeçare që gjatë arrestimit të babait të saj, i duhet të vishet dhe sillet si burrë për të shpëtuar familjen e saj.

SHKARKO APP