Argëtimi/ Jemi të fundit në Europë

Një europian mesatar shpenzon 8.5% të shpenzimeve të tij mujore për argëtim dhe kulturë, thotë Eurostat. Ndërkohë, të dhënat e Instat në vendin tonë, tregojnë se, për shqiptarët, kjo normë fiksohet në vetëm 3%. Kjo do të thotë se shqiptarët shpenzojnë thuajse 3 herë më pak se europianët nga buxheti i tyre mujor për këtë ze. Krahasimi i të dhënave me ato që janë bërë publike nga Eurostat, tregon se, Shqipëria është padiskutim e fundit në Europë.

Në kontinentin e vjetër, vendi ku qytetarët shpenzojnë më pak nga buxheti i tyre mujor për argëtim dhe kulturë është Greqia, me 4.6%. Shqipëria me 3% ka një diferencë të ndjeshme edhe me vendin e fundit. Në vend të parë në Europë ndërkohë, qëndron Danimarka, me 11.5%, e ndjekur nga Suedia dhe Islanda me nga 11% respektivisht.  Një familje mesatare shqiptare i dedikon kështu një pjesë tepër të vogël shpenzimeve për argëtim, vetëm 2200 lekë në muaj për të gjithë familjen.

Nga kjo kategori përjashtohen aktivitetet e tipit bare ose restorante. Zëri argëtim dhe kulturë është ai që zë peshën më të vogël në buxhetin e një familje mesatare shqiptare në muaj, më pak edhe se restorantet, veshjet apo pijet alkoolike dhe duhani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?