Ariu imiton vogëlushin, loja është e parezistueshme
Një skenë tejet argëtuese u filmua në kopshtin zoologjik të Nashville, në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Teksa po vizitonte parkun, një vogëlush 5-vjeçar me emrin Ian, u ndal përpara xhamit që e ndante nga një ari.
Ndërsa vogëlushi bënte lëvizje për të tërhequr vëmendjen e kafshës, ariu befasoi me reagimin.
Edhe ai nisi të hidhet fiks si Ian, duke krijuar një sintoni perfekte lëvizjesh.
Skena u filmua nga babai i 5-vjeçarit, Patrick Parker.
“Ajo që po shikoni është vetëm një fragment i shkurtër, pasi im bir dhe ariu kërcyen me njeri tjetrin për mbi dhjetë minuta. Ishte një skenë mbresëlënëse”, shkroi Parker duke publikuar videon në rrjetet sociale./Noa/
KOHA JONË SONDAZH

