Arkeologët në Turqi besojnë se kanë gjetur varrin e Shën Nikollës

Arkeologët në Turqi kanë bërë një zbulim, i cili mund të zgjidhë debatin shekullor. Ata kanë zbuluar atë që e konsiderojnë se mund të jetë varri i Santa Claus, ose Shën Nikollës, nën një kishë të lashtë në Demre të Turqisë Jugore, transmeton kospvarja, “Koha Ditore” shkrimin e The Telegraph. Demre, i njohur më parë si Myra, në provincën Antalia, besohet të jetë vendlindja e peshkopit të shekullit IV.

Cemil Karabajram, kreu i autoritetit të monumenteve të Antalias, ka thënë se tempulli u zbulua gjatë vëzhgimeve elektronike që tregonin zbrazëti poshtë kishës. “Ne besojmë se kjo shenjë nuk është dëmtuar aspak, por është mjaft e vështirë për të hulumtuar edhe më, pasi ka mozaikë në dysheme”, ka thënë ai për “Hurriyet Daily News”.

Ai ka thënë se është shumë optimist për zbulimin e mbetjeve mortore të Shën Nikollës, por paralajmëroi se do të duhet pak kohë për të shkulur secilën tjegull një e nga një dhe për t’i larguar ato nga hapësira.

“Ne kemi marrë rezultate shumë të mira, por puna e vërtetë fillon tani”, ka thënë ai, duke shtuar se tempulli është pothuajse plotësisht i paprekur, por aktualisht i paarritshëm për shkak të pranisë së relieveve të gurit që duhet të ruhen. “Ne do të arrijmë në tokë dhe ndoshta do të gjejmë trupin e paprekur të Shën Nikollës”, ka thënë ai.

Profesori Sema Dogan, udhëheqës i gërmimit, është habitur nga gjetja dhe beson se zbulimi mund të nxisë turizmin në këtë zonë.

Në kohën e vdekjes së tij, në vitin 343 pas Krishtit, Shën Nikolla u nderua në kishën e Demresë, ku ai qëndroi deri në shekullin XII.

Më parë besohej se mbetjet mortore u trafikuan nga tregtarët në qytetin italian të Barit në vitin 1087. Të krishterët vizitojnë vendin e atij që besohet të jetë vendprehja e tij e fundit në bazilikën e Shën Nikollës në Bari të Italisë.

Megjithatë, ekspertët turq tani po pretendojnë se kockat e gabuara u hoqën dhe ato të marra jashtë vendit i përkisnin një prifti tjetër lokal, në vend të peshkopit legjendar.

Shën Nikolla ishte i njohur për bujarinë e tij ndaj fëmijëve. Ai kishte një reputacion për dhënien e dhuratave sekrete, të tilla si vënien e monedhave në këpucët e atyre që i kanë lënë jashtë, një praktikë që u festua në ditën e tij të festës, më 6 dhjetor.

Ai u bë i popullarizuar në Evropën e shekullit XVI si Babai i Krishtlindjeve, i cili u dha dhurata fëmijëve të vegjël. Në Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara e kishin versionin e tyre të Shën Nikollës, e quanin “Sinterklaas” e më vonë u bë Santa Claus. Shën Nikolla përshkruhet në imazhet moderne si një burrë i moshuar që bart një mjekër të madhe të bardhë dhe syze.

Shën Nikolla ishte peshkop i Myrnës, në atë që tani është Turqia. Por transformimi i tij në Santa Claus u realizua në Amerikë, kryesisht përmes popullaritetit të një poeme, “Vizita e Shën Nikollës”, e njohur zakonisht nga vargu i saj i parë si “Nata para Krishtlindjeve”, që ishte botuar në mënyrë anonime në 1822 nga Clement C. Moore, një episkopat klerik nga New Yorku, deri atëherë më mirë i njohur si një studiues hebre. Ai përfshiu zakonet e lidhura nga holandezët me festën e Shën Nikollës, 6 dhjetorin.

 

SHKARKO APP