Art në dëborë, artisti kanadez krijon figura gjeometrike duke shkelur borën

Një artist në pension në Kanada krijon formacione gjeometrike me këpucë dëbore. Format më të mëdha që ka krijuar ai janë rreth 400 metra të gjata. 62-vjeçari përdor softuerin e hartimit për të krijuar dizajne dhe synon madje edhe një festival arti.

Në liqenet e ngrira dhe fushat e mbuluara me dëborë të Kanadasë, papritmas janë shfaqur formacione të mrekullueshme gjeometrike, të realizuara nga një artist në pension duke përdorur këpucë dëbore.

Kim Asmussen, i cili deri më tani ka bërë 20 punime arti përreth qytetit Schreiber, në veriperëndim të Torontos,  kalon shumë kohë duke shkelur skica paraprakisht, të cilat ai i fotografon duke përdorur dronë dhe i poston në internet.

“Pasi të kesh bërë një shenjë në dëborë nuk mund ta fshish atë. Nuk është si të vizatosh në një copë letër. Në pjesën më të madhe të kohës duhet të kuptosh nga të ecësh”, shprehet ai.

62-vjeçari tha se përdor softuerin e hartimit për të krijuar dizajne dhe mjetet e hartës për të gjetur vendet e përshtatshme për t’u përdorur si kanavacë.

Pastaj me një busull, një litar për matje dhe një ekip miqsh ose studentësh lokalë ai vendos për të shtypur forma në dëborë, të cilat mund të zgjasin deri në tre ditë në varësi të madhësisë dhe ndërlikimit të tyre.

Asmussen tha se ai do të donte të përfshinte më shumë njerëz për të ndihmuar në paketimin e dëborës, por kufizimet lokale të pandemisë në fuqi që nga dhjetori lejojnë vetëm një maksimum prej pesë vetësh për t’u mbledhur në grupe jashtë.

Ai po kërkon të krijojë një festival arti në këpucë dëbore, duke përfshirë edhe shkollat. Format më të mëdha që ka krijuar Asmussen janë rreth 400 metra të gjata.

A Star within a Star

SHKARKO APP