Artan Hoxha: Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!!

Nga Artan Hoxha -Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!!
E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!
E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!
E dini ku u shfaq per here të pare ajo policja bjonde me syze dielli të erreta?!!
E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!
Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!
E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.
Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake news i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.
Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt…
Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme…
Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje: A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se, vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!
Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….
Në fund, nje ndjese per “çunat e Shijakut”, kemi nje vit e gjysem qe jemi marre me ta duke u “rene në qafe”.
Gjykata speciale ku kane varur shpresat për drejtesi gjithe shqiptaret, sapo u dha të drejtë.
Nuk me mbetet gje tjeter vetem se te huazoj batuten e mafiozeve të filmi “Kumbari”,
“djema, asgje personale, eshte thjeshte çeshtje biznesi”…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?