Artistët peticion Ramës: Jo dorëheqjes së Kernit, sot protestë

Për herë të parë në historinë e një institucioni, aq më tepër kulturor, artistët i drejtohen kryeministrit me një peticion, ku kërkojnë që të mos firmosë kërkesën për dorëheqjen të drejtorit të TKOB, Ilir Kernit.

Një listë e gjatë me emra dhe firma, lajmërojnë sot një protestë, ku më shumë dëshmohet gjendja ku ndodhet Opera dhe se pse Kerni kërkoi dorëheqjen.

Artistët që kanë firmosur sot një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama për të mos pranuar dorëheqjen e drejtorit të tyre, të cilin e kanë cilësuar si “një njeri të pastër, me parime dhe që ka arritur të mbajë larg prej TKOBAP deri tani pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmat”.

Duke kërkuar rikthimin e tij sërish në detyrë, artistët e kanë vlerësuar për kontributin e vyer dhe për shembullin e pakrahasueshëm motivues.

Janë gati 80% e artistëve që e kanë firmosur këtë peticion, duke patur parasysh që një pjesë e mirë e tyre nuk ka mundur vetëm për arsye të mos ndodhjes fizike në Tiranë, por në mungesë kanë kërkuar të jenë pjesë e këtij peticioni me anë të telefonatave dhe mesazheve të shumta.

 

SHKARKO APP