Artistët shqiptarë në Itali bashkojnë dy brigjet e Adriatikut

Një grup artistësh shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës fundjavën e kaluar kanë organizuar dy shfaqje-koncerte në Itali, që synojnë bashkëpunimin kulturor mes dy brigjeve të Adriatikut.

Me nismën e skulptorit, Kujtim Turkeshi fillimisht në Deruta, pranë Peruxhas dhe një ditë më pas në “Oratorio dei Pellegrini” në Asizi, një grup artizanësh vendas të vazove të majolikës u bënë objekt dhe subjekt i koncertit të instrumentistëve të familjes Vlashi. Lidhjet e hershme mes krijuesve të të dy vendeve gjetën një formë të re në spektaklin e artistëve shqiptarë.

Floriani, Redi dhe Martini 13-vjeçar sollën pjesë nga partiturat e muzikantëve nga Iliria e Shqipëria antike dhe mesjetare si, Niketë Dardani (vitet rreth 335-rreth 380) me “Te Deum Laudanus”, më pas Gjergj Lapacaja (1495-1564) me “Codex” dhe Viktor Carpaccio (1465-1525/6) me “Kodikët-nga manastiri i Shën Jeronimit”, raporton atsh. Ndërkaq, çdo tingull ishte vënë në dispozicion të mjeshtrave të majolikës, që drejtoheshin nga artisti durrsak, Kujtim Turkeshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishmit duartrokitën gjatë interpretimin e artistëve që jetojnë dhe punojnë në Korunja (Spanjë) edhe për ekzekutimin e veprave të kompozitorit italian, Tomaso Albinoni (1671-1750). Më pas, drejtuesit lokalë, në një takim të veçantë,  kërkuan bashkëpunimin e mëtejshëm të artistëve shqiptarë me qytetin italian të Derutas dhe Asizit, në përgatitjen e një Festivali me tema të përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?